Efraim
Në Dhjatën e Vjetër, biri i dytë i Jozefit dhe Asenathit (Zan. 41:50–52; 46:20). Në kundërshtim me mënyrën tradicionale, Efraimi mori bekimin e parëbirnisë në vend të Manasit, i cili ishte djali më i madh (Zan. 48:17–20). Efraimi u bë ati i fisit të Efraimit.
Fisi i Efraimit
Efraimi mori të drejtën e parëbirnisë në Izrael (1 Kro. 5:1–2; Jer. 31:9). Në ditët e fundit, privilegji dhe përgjegjësia e tyre është të mbajnë priftërinë, t’i çojnë botës lajmin e ungjillit të rivendosur dhe të ngrenë një flamur për të mbledhur Izraelin e shpërndarë (Isa. 11:12–13; 2 Ne. 21:12–13). Fëmijët e Efraimit do të kurorëzojnë me lavdi ata që janë nga vendet veriore, të cilët kthehen në ditët e fundit (DeB 133:26–34).
Druri i Efraimit ose i Jozefit
Një anal i një grupi nga fisi i Efraimit që u çua nga Jeruzalemi për në Amerikë rreth 600 vjet para K. Anali i këtij grupi quhet druri i Efraimit ose i Jozefit, apo Libri i Mormonit. Ai dhe druri i Judës (Bibla) formojnë një dëshmi të vetme të Zotit Jezu Krisht, të ringjalljes së tij dhe të veprës së tij hyjnore mes këtyre dy pjesëve të shtëpisë së Izraelit.