T’u japësh njohuri të tjerëve, veçanërisht rreth të vërtetave të ungjillit, dhe t’i udhëheqësh ata drejt drejtësisë. Ata që u mësojnë të tjerëve ungjillin duhet të drejtohen nga Shpirti. Të gjithë prindërit janë mësues brenda familjeve të tyre. Shenjtorët duhet të kërkojnë dhe të jenë të gatshëm të pranojnë udhëzime nga Zoti dhe udhëheqësit e tij.
Ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, Gjo. 3:2 .
Ti që mëson të tjerët, nuk mëson veten? Rom. 2:21 .
Unë u mësova disi në të gjithë diturinë e atit tim, 1 Ne. 1:1 (Enosi 1:1 ).
Priftërinjtë dhe mësuesit duhet të japin mësim me zell ose të përgjigjen me kokën e tyre për mëkatet e popullit, Jakobi 1:18–19 .
Më dëgjoni mua dhe hapni veshët tuaj, Mosia 2:9 .
U mësoni fëmijëve tuaj ta duan njëri-tjetrin dhe t’i shërbejnë njëri-tjetrit, Mosia 4:15 .
Mos i besoni askujt që të jetë mësuesi juaj, në qoftë se nuk është njeri i Perëndisë, Mosia 23:14 .
Zoti derdhte Shpirtin e tij në të gjithë tokën për të përgatitur zemrat e tyre të merrnin fjalën, Alma 16:16 .
Ata i mësuan me fuqinë dhe autoritetin e Perëndisë, Alma 17:2–3 .
Ata ishin mësuar nga nënat e tyre, Alma 56:47 (Alma 57:21 ).
Meqenëse kërkuan urtësi, të mund të udhëzohen, DeB 1:26 .
Mësojeni njëri-tjetrin sipas detyrës në të cilën ju kam caktuar, DeB 38:23 .
U mësoni parimet e ungjillit tim, të cilat janë në Bibël dhe në Librin e Mormonit, DeB 42:12 .
Ju duhet të mësoheni nga lart, DeB 43:15–16 .
Prindërit duhet të mësojnë fëmijët e tyre, DeB 68:25–28 .
Ia mësoni njëri-tjetrit doktrinën e mbretërisë, DeB 88:77–78, 118 .
Caktoni mes jush një mësues, DeB 88:122 .
Ti nuk i ke mësuar fëmijët e tu në dritë e të vërtetë dhe ky është shkaku i mjerimit tënd, DeB 93:39–42 .
Nuk do të jeni ju që do të flisni, por Fryma e Atit tuaj që do të flasë në ju, Mt. 10:19–20 .
A nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na hapte shkrimet? Llu. 24:32 .
Ungjilli predikohet me anë të fuqisë së Shpirtit, 1 Kor. 2:1–14 .
Ti do të kesh Shpirtin tim për të bindur njerëzit, DeB 11:21 .
Ti duhet të dëgjohesh lidhur me gjithçka që do t’u mësosh atyre me anë të Ngushëlluesit, DeB 28:1 (DeB 52:9 ).
Nëse nuk e merrni Shpirtin, ju s’duhet të jepni mësim, DeB 42:14 (DeB 42:6 ).
Ua mësoni fëmijëve të njerëzve gjërat me anë të fuqisë së Shpirtit tim, DeB 43:15 .
Pleqtë duhet të predikojnë ungjillin me anën e Shpirtit, DeB 50:13–22 .
Do t’ju jepet në çastin e duhur ajo çfarë do të thoni, DeB 84:85 (DeB 100:5–8 ).