Të mos hash ose të mos pish vullnetarisht më qëllim që të afrohesh më pranë Zotit dhe që të kërkosh bekimet e tij. Kur individë dhe grupe agjërojnë, ata gjithashtu duhet të luten për të kuptuar vullnetin e Perëndisë dhe për të zhvilluar forcë më të madhe shpirtërore. Agjërimi është praktikuar gjithmonë prej besimtarëve të vërtetë.
Në Kishë sot, një ditë Shabati për çdo muaj caktohet për qëllim argjërimi. Gjatë kësaj kohe anëtarët e Kishës rrinë pa ngrënë dhe pa pirë për njëzet e katër orë. Më pas ata ia japin Kishës paratë që do t’i kishin shpenzuar për ushqim për ato vakte. Këto para quhen ofertë agjërimi. Kisha i përdor ofertat e agjërimit për të ndihmuar të varfrit dhe nevojtarët.