Zemërimi është shprehje e temperamentit. Zoti i porositi shenjtorët e tij ta kontrollonin zemërimin e tyre (Mt. 5:22 ). As prindi, as fëmija nuk duhet të abuzojnë me të tjerët në familje. Në shkrimet e shenjta zemërimi shpesh ka shëmbëlltyrën figurative të zjarrit (2 Ne. 15:25 ; DeB 1:13 ).
Dhe Kaini u pezmatua shumë dhe fytyra e tij u dëshpërua, Zan. 4:5 .
Zoti është i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mëshirë, Psa. 145:8 .
Përgjigjja e ëmbël e fashit zemërimin, Fja. 15:1 .
Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai që nuk zemërohet shpejt, i qetëson grindjet, Fja. 15:18 (Fja. 14:29 ).
Për hir të emrit tim do ta shtyj për më vonë zemërimin tim, Isa. 48:9 .
I shtriva duart e mia në drejtim të një populli që vazhdimisht provokon zemërimin tim, Isa. 65:2–3 .
Në qoftë se dikush të qëllon në faqen e djathtë, ktheja edhe tjetrën, Mt. 5:39 .
Ju etër, mos provokoni për zemërim fëmijët tuaj, Ef. 6:4 .
Meqë unë ju kam thënë të vërtetën, jeni zemëruar me mua, Mosia 13:4 .
Unë do ta vizitoj këtë popull me zemërimin tim, Alma 8:29 .
Kundër askujt nuk ndizet zemërimi i tij, përveç atyre që nuk e pohojnë dorën e tij në gjithçka, DeB 59:21 .
Unë, Zoti, jam i zemëruar me të ligjtë, DeB 63:32 .