Ndihma për Studimin
Parzmore


Parzmore

Shkrimet e shenjta përmendin dy lloje parzmoresh: (1) Pjesa ballore e veshjes ose armatimit mbrojtës të një ushtari. Në një kuptim simbolik, shenjtorët duhet të veshin një parzmore të drejtësisë, për t’u mbrojtur nga i ligu (Isa. 59:17; Ef. 6:14). (2) Një pjesë veshjeje e veshur nga prifti i lartë në ligjin e Moisiut (Eks. 28:13–30; 39:8–21). Ishte e bërë prej pëlhure të linjtë dhe kishte dymbëdhjetë gurë të çmuar. Nganjëherë përmendet në lidhje me Urimin dhe Thumimin (DeB 17:1; JS—H 1:35, 42, 52).