Në shkrimet e shenjta, i varfër mund t’u referohet: (1) njerëzve që nuk kanë të mirat materiale të nevojshme, si ushqim, veshmbathje dhe strehim, ose (2) njerëzve që janë të përulur dhe pa krenari.
I varfër në të mira materiale Ti nuk do ta mbyllësh dorën para vëllait tënd të varfër, LiP. 15:7 .
I pabesi me kryelartësinë e tij përndjek të varfrin, Psa. 10:2 .
Ai që i jep të varfrit nuk do ketë nevojë, Fja. 28:27 .
Sille në shtëpinë tënde të varfrin, Isa. 58:6–7 .
Ata i përbuzin të varfrit, sepse janë të pasur, 2 Ne. 9:30 .
Për të ruajtur një heqje të mëkateve tuaja, jepuni nga pasuria juaj të varfërve, Mosia 4:26 .
Ata u jepnin nga pasuria e tyre të varfërve, Alma 1:27 .
Në qoftë se ju nuk ndihmoni nevojtarët, lutja juaj është e kotë, Alma 34:28 .
Nefitët i kishin të gjitha gjërat të përbashkëta, nuk kishte të pasur dhe të varfër, 4 Ne. 1:3 .