Ndihma për Studimin
Kronika(ve)


Kronika(ve)

Dy libra në Dhjatën e Vjetër. Ato japin një histori të shkurtër të ngjarjeve që nga Krijimi deri te dekreti i Kirit, që i lejoi judenjtë të kthehen në Jeruzalem.

Kronikat e Para

Kapitujt 1–9 rendisin gjenealogjinë nga Adami te Sauli. Kapitulli 10 shënon kronologjinë e vdekjes së Saulit. Kapitujt 11–22 gjurmojnë ngjarjet e lidhura me mbretërimin e Davidit. Kapitujt 23–27 shpjegojnë se Salomoni u bë mbret dhe levitët u organizuan. Kapitulli 28 shpjegon se Davidi e urdhëroi Salomonin të ndërtonte një tempull. Kapitulli 29 shënon vdekjen e Davidit.

Kronikat e Dyta

Kapitujt 1–9 gjurmojnë ngjarjet e lidhura me mbretërimin e Salomonit. Kapitujt 10–12 na tregojnë për mbretërimin e birit të Salomonit, Roboamit, gjatë të cilit mbretëria e bashkuar e Izraelit u nda në mbretërinë veriore dhe jugore. Kapitujt 13–36 përshkruajnë mbretërimin e mbretërve të ndryshëm deri në pushtimin e mbretërisë së Judës nga Nebukadnetsari. Libri përfundon me dekretin e Kirit, që fëmijët e robëruar të Judës mund të ktheheshin në Jeruzalem.