Perlë me Vlerë të Madhe
Mbretëria e Perëndisë në tokë krahasohet me një “perlë me vlerë të madhe” (Mt. 13:45–46).
Perla me Vlerë të Madhe është gjithashtu emri i dhënë njërit prej katër vëllimeve të shkrimeve të shenjta të quajtura “veprat standarde” të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Botimi i parë i Perlës me Vlerë të Madhe u botua më 1851 dhe përmbante disa nga materiali që është sot në Doktrina e Besëlidhje. Botimet e publikuara që nga 1902 përmbajnë: (1) pjesë të shkëputura nga përkthimi i Joseph Smith-it i Zanafillës, të quajtura libri i Moisiut, dhe nga Mateu 24, të quajtur Joseph Smith—Mateu; (2) përkthimi i Joseph Smith-it i disa papiruseve egjiptiane që ai i mori më 1835, të quajtura libri i Abrahamit; (3) një pjesë e shkëputur nga historia e Joseph Smith-it për Kishën, që ai e shkroi më 1838-n, e quajtur Joseph Smith—Historia; dhe (4) Nenet e Besimit, trembëdhjetë thëniet e besimit dhe të doktrinës.