Në Librin e Mormonit, një bir i mbretit Mosia. Amoni shërbeu si misionar, përpjekjet e zellshme të të cilit ndihmuan që shumë shpirtra të ktheheshin te Krishti.
Ishte një jobesimtar që u përpoq të shkatërronte Kishën, Mosia 27:8–10, 34 .
Një engjëll iu shfaq atij dhe shokëve të tij, Mosia 27:11 .
U pendua dhe filloi të predikonte fjalën e Perëndisë, Mosia 27:32–28:8 .
Nuk pranoi të emërohej mbret dhe në vend të saj, shkoi në tokën e Lamanitëve për të predikuar fjalën e Perëndisë, Alma 17:6–9 .
Agjëroi dhe u lut për udhëheqje, Alma 17:8–11 .
U çua i lidhur te mbreti Lamoni, Alma 17:20–21 .
Shpëtoi grigjat e Lamonit, Alma 17:26–39 .
I predikoi Lamonit, Alma 18:1–19:13 .
Falënderoi Perëndinë dhe u mposht nga gëzimi, Alma 19:14 .
Të kthyerit e tij në besim nuk hoqën dorë kurrë, Alma 23:6 .
U gëzua që ishte një vegël në duart e Perëndisë për t’i sjellë mijëra vetë tek e vërteta, Alma 26:1–8 (Alma 26:1–37 ).
E udhëhoqi popullin e Anti-Nefi-Lehit drejt sigurisë, Alma 27 .
Ndjeu gëzim të madh kur i takoi vëllezërit e tij, Alma 27:16–18 .