Ndihma për Studimin
Babel, Babiloni


Babel, Babiloni

Kryeqyteti i Babilonisë.

Babeli u themelua nga Nimrodi dhe ishte një ndër qytetet më të vjetër në tokën e Mesopotamisë, ose Shinarit (Zan. 10:8–10). Zoti i ngatërroi gjuhët e folura në kohën që njerëzit po ndërtonin kullën e Babelit (Zan. 11:1–9; Eth. 1:3–5, 33–35). Babilonia më vonë u bë kryeqyteti i Nebukadnetsarit. Ai ndërtoi një qytet shumë të madh, rrënojat e të cilit kanë mbetur ende. Babilonia u bë një qytet shumë i lig dhe që atëherë ka simbolizuar ligësinë e botës.