Shikues
Një njeri i autorizuar nga Perëndia për të parë me sytë shpirtërorë gjëra të cilat Perëndia i ka fshehur nga bota (Mois. 6:35–38). Ai është një zbulues dhe një profet (Mosia 8:13–16). Në Librin e Mormonit, Amoni na mësoi se vetëm një shikues mund t’i përdorte interpretuesit e veçantë ose një Urim dhe Thumim (Mosia 8:13; 28:16). Një shikues e di të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Në lashtësi, një profet shpesh quhej shikues (1 Sam. 9:9; 2 Sam. 24:11).
Joseph Smith-i është shikuesi i madhërishëm i ditëve të mëvonshme (DeB 21:1; 135:3). Si shtesë, Presidencia e Parë dhe Këshilli i të Dymbëdhjetëve shugurohen si profetë, shikues dhe zbulues.