Një ndryshim i mendjes dhe zemrës që sjell një qëndrim të ri ndaj Perëndisë, vetes dhe jetës në përgjithësi. Pendimi kërkon që një njeri të largohet prej së ligës dhe ta kthejë zemrën dhe vullnetin e tij te Perëndia, duke iu bindur urdhërimeve dhe dëshirave të Perëndisë dhe duke braktisur mëkatin. Pendimi i vërtetë vjen nga dashuria për Perëndinë dhe një dëshirë e sinqertë për t’iu bindur urdhërimeve të tij. Gjithë njerëzit e përgjegjshëm kanë mëkatuar dhe duhet të pendohen me qëllim që të përparojnë drejt shpëtimit. Vetëm nëpërmjet shlyerjes së Jezu Krishtit pendimi ynë mund të bëhet frytdhënës dhe i pranuar nga Perëndia.