Aaron, Vëlla i MoisiutShih gjithashtu Moisi; Priftëri AaroneNë Dhjatën e Vjetër, një bir i Amramit dhe Jokebedës nga fisi i Levit (Eks. 6:16–20); vëllai më i madh i Moisiut (Eks. 7:7).U caktua nga Zoti për ta ndihmuar Moisiun në nxjerrjen e fëmijëve të Izraelit nga Egjipti dhe për të qenë zëdhënësi i tij, Eks. 4:10–16, 27–31; 5:1–12:51.Në malin Sinai, Moisiu mori udhëzime për caktimin e Aaronit dhe katër bijve të tij në Priftërinë Aarone, Eks. 28:1–4.Bëri një viç të artë me kërkesën e njerëzve, Eks. 32:1–6, 21, 24, 35.Vdiq në malin Hor në moshën 123 vjeçare, Num. 20:22–29 (Num. 33:38–39).Zoti gjithashtu i dha priftërinë Aaronit dhe farës së tij, DeB 84:18, 26–27, 30.Ata që i lartësojnë thirrjet e priftërisë, bëhen bijtë e Moisiut dhe të Aaronit, DeB 84:33–34.Zoti do t’i shfajësojë veprimet e drejta të atyre që thirren nga Ati, siç ishte Aaroni, DeB 132:59.