Cowdery, OliverPlaku i dytë i Kishës së rivendosur dhe njëri nga Tre Dëshmitarët për origjinën hyjnore dhe vërtetësinë e Librit të Mormonit. Ai veproi si shkrues, ndërkohë që Joseph Smith-i përkthente Librin e Mormonit nga fletët e arta (JS—H 1:66–68).Mori dëshmi për vërtetësinë e përkthimit të Librit të Mormonit, DeB 6:17, 22–24.U shugurua nga Gjon Pagëzori, DeB 13 (DeB 27:8; JS—H 1:68–73, shih shënimin e vargut 71).Pasi të keni fituar besim dhe t’i keni parë ato me sytë tuaj, ju duhet të dëshmoni se i keni parë ato, DeB 17:3, 5.Unë të kam manifestuar, me anë të Shpirtit, se gjërat që ke shkruar janë të vërteta, DeB 18:2.U caktua dhe u shugurua njëri nga kujdestarët e zbulesave, DeB 70:3.Mori çelësat e priftërisë me Joseph Smith-in, DeB 110.