Zgjedhur(it) tëTë zgjedhurit janë ata që e duan Perëndinë me gjithë zemër dhe jetojnë jetë që janë të kënaqshme për të. Ata që bëjnë jetë të tilla dishepulli, një ditë do të zgjidhen nga Zoti për të qenë mes fëmijëve të tij të zgjedhur.Po të ishte e mundur, ata do të mashtrojnë të zgjedhurit, Mt. 24:24.Gjoni u ngazëllye, sepse fëmijët e zonjës së zgjedhur ishin të vërtetë dhe besnikë, 2 Gjo. 1.Mëkatet e tua të janë falur dhe ti je një zonjë e zgjedhur, DeB 25:3.Të zgjedhurit e mi e dëgjojnë zërin tim dhe nuk i ngurtësojnë zemrat e tyre, DeB 29:7.Po kështu do t’i mbledh unë të zgjedhurit e mi nga të katër anët e dheut, DeB 33:6.Shkrimet e shenjta do të jepen për shpëtimin e të zgjedhurve të mi, DeB 35:20–21.Ata që i lartësojnë thirrjet e priftërisë bëhen të zgjedhurit e Perëndisë, DeB 84:33–34.Për hir të të zgjedhurve të mi, ditët e mundimit do të shkurtohen, JS—M 1:20.