Ndihma për Studimin
Jeruzalem


Jeruzalem

Një qytet i vendosur në Izraelin modern. Është qyteti më domethënës në historinë biblike. Disa nga vendet më të shenjta të të krishterëve, judenjve dhe myslimanëve janë në këtë qytet dhe vizitohen rregullisht nga shumë besimtarë të devotshëm. Shpesh atij i referohen si qyteti i shenjtë.

Dikur i njohur si Salem (Zan. 14:18; Psa. 76:2), Jeruzalemi ishte një qytet jebuzit, derisa u pushtua nga Davidi (Joz. 10:1; 15:8; 2 Sam. 5:6–7), i cili e bëri kryeqytetin e vet. Deri atëherë ai kishte shërbyer kryesisht si kështjellë malore, rreth 800 metra mbi nivelin e detit. Është i rrethuar nga lugina të thella nga të gjitha anët përveç veriut.

Gjatë mbretërimit të mbretit David në Jeruzalem, ai kishte një pallat të drunjtë. Megjithatë, gjatë mbretërimit të Salomonit, populli bëri shumë gjëra për ta zbukuruar qytetin, duke përfshirë ndërtimin e pallatit të mbretit dhe të tempullit.

Pasi mbretëritë e Izraelit dhe të Judës u ndanë, Jeruzalemi mbeti kryeqyteti i Judës. Ai u sulmua shpesh nga ushtri pushtuese, (1 Mbr. 14:25; 2 Mbr. 14:13; 16:5; 18–19; 24:10; 25). Nën Ezekian, Jeruzalemi u bë qendra e adhurimit fetar, por u shkatërrua pjesërisht në vitet 320 para K., 168 para K. dhe 65 para K. Herodi rindërtoi muret dhe tempullin, por në vitin 70 pas K. romakët e shkatërruan atë plotësisht.