Shpirti i dhembshurisë, butësisë dhe faljes. Mëshira është një nga tiparet e Perëndisë. Jezu Krishti na ofron mëshirë nëpërmjet sakrificës së tij shlyese.
Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë, Mt. 5:7 (3 Ne. 12:7 ).
Mjerë hipokritët që paguajnë të dhjetat dhe lënë pas dore çështjet më të rëndësishme të ligjit, gjykimin, mëshirën dhe besimin, Mt. 23:23 .
Jini të mëshirshëm, pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm, Llu. 6:36 .
Jo me anë të veprave tona të drejtësisë, por sipas mëshirës së tij, ai na shpëtoi, Tit. 3:5 .
Krahu i mëshirës i Jezu Krishtit është shlyer për mëkatet tuaja, DeB 29:1 .
Me anë të fuqisë së gjakut që derdha, i jam lutur Atit për ata që besojnë në emrin tim, DeB 38:4 .
Ata që e kanë ruajtur besëlidhjen, do të fitojnë mëshirë, DeB 54:6 .
Unë, Zoti, fal mëkate dhe jam i mëshirshëm për ata që i rrëfejnë mëkatet e tyre me zemra të përulura, DeB 61:2 .
Unë, Zoti, tregoj mëshirë për gjithë zemërbutët, DeB 97:2 .
Dhe kushdo që më pranon si një fëmijë i vogël, pranon mbretërinë time, sepse ata do të fitojnë mëshirë, DeB 99:3 .