Mbretër(ve)
Dy libra në Dhjatën e Vjetër. Këto libra tregojnë historinë e Izraelit që nga kryengritja e Adonijahut, birit të katërt të mbretit David (rreth 1015 para K.) deri në pushtimin përfundimtar të Judës (rreth 586 para K.). Ata përfshijnë historinë e plotë të mbretërisë veriore (dhjetë fiset e Izraelit), nga ndarja derisa asirianët i morën robër në vendet e veriut.
1
Mbretërve: Kapitulli 1 përshkruan ditët e fundit të jetës së mbretit David. Kapitujt 2–11 shënojnë jetën e Salomonit. Kapitujt 12–16 tregojnë për pasuesit e menjëhershëm të Salomonit, Roboamin dhe Jeroboamin. Jeroboami shkaktoi ndarjen e mbretërisë së Izraelit. Mbretër të tjerë përmenden gjithashtu. Kapitujt 17–21 shënojnë pjesë të shërbesës së Elias, kur ai këshilloi Ashabin, mbretin e Izraelit. Kapitulli 22 shënon një luftë kundër Sirisë në të cilën Ashabi dhe Jozafati, mbret i Judës, bashkojnë forcat. Profeti Mikajah profetizon kundër mbretërve.
2
Mbretërit: Kapitulli 1:1–2:11 përmban jetën e Elias, duke përfshirë ngritjen e Elias në qiell në një qerre të zjarrtë. Kapitujt 2–9 rrëfejnë shërbesën plot besim dhe fuqi të madhe të Eliseut. Kapitulli 10 tregon për Jehun, mbretin, dhe sesi ai shkatërroi shtëpinë e Ashabit dhe priftërinjtë e Baalit. Kapitujt 11–13 janë rreth mbretërimit të drejtë të Joasit dhe vdekjes së Eliseut. Kapitujt 14–17 tregojnë për mbretër të ndryshëm që mbretëruan në Izrael dhe Jude, shpesh në ligësi. Kapitulli 15 shënon pushtimin asirian të dhjetë fiseve të Izraelit. Kapitujt 18–20 shënojnë jetën e drejtë të Ezekias, mbretit të Judës, dhe profetit Isaia. Kapitujt 21–23 tregojnë për mbretërit Manas dhe Josia. Sipas traditës, Manasi ishte përgjegjës për martirizimin e Isaias. Josia ishte një mbret i drejtë i cili rivendosi ligjin ndër judenjtë. Kapitujt 24–25 shënojnë pushtimin babilonas.