FyejTë thyesh një ligj hyjnor, të mëkatosh ose të shkaktosh shqetësim ose dëmtim; gjithashtu të mos kënaqësh ose të mërzitësh.Një vëlla i fyer është më vështirë të fitohet se një qytet i fortë, Fja. 18:19.Në qoftë se syri yt i djathtë të fyen, flake larg teje, Mt. 5:29.Ai që do të fyejë një prej këtyre të vegjëlve që besojnë tek unë, do të jetë më mirë të mbytet në det, Mt. 18:6 (DeB 121:19–22).Nëse vëllai yt ose motra jote të fyen dhe rrëfen, duhet të pajtohesh, DeB 42:88.Në asgjë nuk e fyen njeriu Perëndinë, përveç atyre që nuk e pohojnë dorën e tij dhe nuk u binden urdhërimeve të tij, DeB 59:21.