Ndihma për Studimin
Galatas(ve), Letër Drejtuar


Galatas(ve), Letër Drejtuar

Një libër në Dhjatën e Re. Fillimisht ajo ishte një letër që apostulli Pal u shkroi shenjtorëve që jetonin në të gjithë Galatinë. Tema e kësaj letre të tij është se liria e vërtetë mund të gjendet vetëm në të jetuarin e ungjillit të Jezu Krishtit. Në qoftë se shenjtorët u përshtateshin mësimeve të të krishterëve judeas, të cilët ngulnin këmbë në respektimin e ligjit të Moisiut, ata do të kufizonin ose shkatërronin lirinë që kishin gjetur në Krishtin. Në letër Pali paraqiti qëndrimin e tij si apostull, shpjegoi doktrinën e drejtësisë nëpërmjet besimit dhe pohoi vlerën e një feje shpirtërore.

kapitujt 1 dhe 2, Pali shprehu hidhërim për lajmin që kishte marrë për braktisjen mes galatasve dhe shpjegoi qartë detyrën e tij mes apostujve. Kapitujt 3 dhe 4 diskutojnë doktrinat e besimit dhe të veprave. Kapitujt 5 dhe 6 përmbajnë një predikim mbi rezultatet praktike të doktrinës së besimit.