Një komunikim plot nderim me Perëndinë gjatë të cilit një njeri jep falënderim dhe kërkon bekime. Lutjet i drejtohen Atit tonë Qiellor në emër të Jezu Krishtit. Lutjet mund të fliten me zë të lartë ose në qetësi. Mendimet e një njeriu mund të jenë gjithashtu një lutje nëse i drejtohen Perëndisë. Një këngë e të drejtëve mund të jetë një lutje për Perëndinë (DeB 25:12).
Qëllimi i lutjes nuk është të ndryshojmë vullnetin e Perëndisë, por të sigurojmë për veten tonë dhe të tjerët bekimet që Perëndia është tashmë i gatshëm për t’i dhënë, por që ne duhet t’i kërkojmë që të mund t’i marrim.
Ne i lutemi Atit në emër të Krishtit (Gjo. 14:13–14; 16:23–24). Ne jemi me të vërtetë të aftë të lutemi në emrin e Krishtit, kur dëshirat tona janë dëshirat e Krishtit (Gjo. 15:7; DeB 46:30). Atëherë ne kërkojmë gjëra që janë të drejta dhe kështu të mundshme për Perëndinë për të na i dhënë (3 Ne. 18:20). Disa lutje mbeten pa përgjigje, sepse në asnjë mënyrë ato nuk përfaqësojnë dëshirën e Krishtit, por në vend të saj e kanë burimin nga egoizmi i njeriut (Jak. 4:3; DeB 46:9). Në të vërtetë, nëse i kërkojmë Perëndisë gjëra të padrejta, ajo do të na kthehet si qortimi ynë (DeB 88:65).