Dashuri, respekt, shërbim dhe përkushtim për Perëndinë (DeB 20:19 ). Adhurimi përfshin lutje, agjërim, shërbim në kishë, marrje pjesë në ordinancat e ungjillit dhe praktika të tjera që tregojnë përkushtim dhe dashuri për Perëndinë.
Ta adhuroni atë me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj, 2 Ne. 25:29 .
Ata besonin në Krisht dhe adhuronin Atin në emrin e tij, Jakobi 4:5 .
Zenosi na mësoi se njerëzit duhet të luten dhe të adhurojnë në të gjitha vendet, Alma 33:3–11 .
Adhuroni Perëndinë në çfarëdolloj vendi që të jeni, në shpirt dhe në të vërtetë, Alma 34:38 .
Njerëzit ranë në këmbët e Jezusit dhe e adhuruan atë, 3 Ne. 11:17 .
Gjithë njerëzit duhet të pendohen e të besojnë në emrin e Jezu Krishtit dhe ta adhurojnë Atin në emrin e tij, DeB 20:29 .
Unë jua jap këto thënie që ju të mund ta kuptoni e dini sesi të adhuroni dhe të dini çfarë të adhuroni, DeB 93:19 .
Vetëm këtë Perëndi do të adhuroj unë, Mois. 1:12–20 .
Ne shpallim privilegjin e adhurimit të Perëndisë së Plotfuqishëm, NeB 1:11 .