Një marrëveshje ndërmjet Perëndisë dhe njeriut, por ata nuk veprojnë si të barabartë në këtë marrëveshje. Perëndia jep kushtet e besëlidhjes dhe njerëzit pranojnë të bëjnë atë që ai u kërkon të bëjnë. Perëndia më pas u premton njerëzve bekime të caktuara për bindjen e tyre.
Parimet dhe ordinancat merren me anë të besëlidhjes. Anëtarët e Kishës që bëjnë besëlidhje të tilla, premtojnë t’i nderojnë ato. Për shembull, anëtarët lidhin besën me Zotin në pagëzim dhe i ripërtërijnë ato besëlidhje me anë të marrjes së sakramentit. Ata bëjnë besëlidhje të mëtejshme në tempull. Njerëzit e Zotit janë një popull i besëlidhjes dhe bekohen shumë, kur i zbatojnë besëlidhjet e tyre me Zotin.