Barnaba
Është një emër që iu dha Jozefit (të quajtur gjithashtu dhe Iose), një leviti nga Qipro, i cili e shiti tokën e tij dhe ua dha të ardhurat apostujve (Vep. 4:36–37). Edhe pse s’ishte njëri nga të Dymbëdhjetë Apostujt fillestarë, ai u bë apostull (Vep. 14:4, 14) dhe shërbeu në disa udhëtime misionare (Vep. 11:22–30; 12:25; 13–15; 1 Kor. 9:6; Gal. 2:1, 9; Kol. 4:10).