Levitik(u)
Një libër në Dhjatën e Vjetër që flet për detyrat priftërore në Izrael. Ai thekson shenjtërinë e Perëndisë dhe kodin sipas të cilit populli i tij mund të jetonte për t’u bërë i shenjtë. Qëllimi i tij është të na mësojë porositë morale dhe të vërtetat fetare të ligjit të Moisiut nëpërmjet ritualit. Moisiu shkroi librin e Levitikut.
Kapitujt 1–7 shpjegojnë ordinancat flijuese. Kapitujt 8–10 përshkruajnë ritualin e mbajtur në përkushtimin e priftërinjve. Kapitulli 11 shpjegon çfarë mund të hahet ose jo dhe çfarë është e pastër ose e papastër. Kapitulli 12 diskuton gratë pas lindjes së fëmijëve. Kapitujt 13–15 janë ligje lidhur me papastërtinë ceremoniale. Kapitullin 16 përmban ritualin që duhej vëzhguar në Ditën e Shlyerjes. Kapitujt 17–26 përmbajnë një kod ligjesh që kanë të bëjnë me ceremonitë fetare dhe shoqërore. Kapitulli 27 shpjegon se Zoti e urdhëroi Izraelin që t’i përkushtonte të korrat, tufat e dhenve dhe të bagëtive Zotit.