Aftësia për të bërë diçka. Të kesh fuqi mbi dikë ose diçka do të thotë të kesh aftësinë për të kontrolluar dhe për të urdhëruar atë njeri ose atë send. Në shkrimet e shenjta, fuqia shpesh lidhet me fuqinë e Perëndisë ose me fuqinë e qiellit. Shpesh lidhet ngushtë me autoritetin e priftërisë, që është leja ose e drejta të veprosh për Perëndinë.
Për këtë arsye të kam ngritur lart, për të treguar në ty fuqinë time, Eks. 9:16 .
Perëndia është forca dhe fuqia ime, 2 Sam. 22:33 .
Mos refuzo të mirën kur është në fuqinë e dorës tënde për ta bërë, Fja. 3:27 .
Me të vërtetë unë jam plot fuqi nëpërmjet shpirtit të Zotit, Mik. 3:8 .
Mua më është dhënë çdo fuqi në qiell dhe në tokë, Mt. 28:18 .
Ata habiteshin me doktrinën e tij, sepse fjala e tij ishte me fuqi, Llu. 4:32 .
Qëndroni në qytet derisa të visheni me pushtet nga lart, Llu. 24:49 .
Të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, Gjo. 1:12 (DeB 11:30 ).
Ju do të merrni fuqi, kur Fryma e Shenjtë të vijë mbi ju, Vep. 1:8 .
Nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë, Rom. 13:1 .
Ju jeni ruajtur nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit për shpëtimin, 1 Pj. 1:3–5 .
Edhe pse një njeri mund të ketë fuqi për të bërë vepra të fuqishme, nëse mburret me forcën e tij, ai duhet të bjerë, DeB 3:4 .
Fuqia për të bërë mirë është në çdo njeri, DeB 58:27–28 .
Në ordinancat e Priftërisë Melkizedeke shfaqet fuqia e perëndishmërisë, DeB 84:19–22 .
Të drejtat e priftërisë lidhen në mënyrë të pandashme me fuqitë e qiellit, DeB 121:34–46 .