Ndihma për Studimin
Hosana


Hosana

Një fjalë hebraike që do të thotë “të lutemi na shpëto” dhe përdoret në përlëvdim dhe përgjërim.

Në festën e Tabernakullit, që kremtonte çlirimin e Izraelit nga Zoti për në tokën e premtuar, njerëzit kënduan fjalët e Psalmit 118 dhe valëvitën degë palmash. Në hyrjen ngadhnjimtare në Jeruzalem, turmat thirrën “Hosana” dhe shpërndanë degë palmash që Jezusi të ecte mbi to, duke shprehur kështu të kuptuarin e tyre se Jezusi ishte po ai Zot që e kishte çliruar Izraelin në lashtësi (Psa. 118:25–26; Mt. 21:9, 15; Mr. 11:9–10; Gjo. 12:13). Këta njerëz e njohën Krishtin si Mesian e shumëpritur. Fjala Hosana është bërë një festim i Mesias në të gjitha kohërat (1 Ne. 11:6; 3 Ne. 11:14–17). Thirrja hosana u përfshi në përkushtimin e tempullit të Kirtland-it (DeB 109:79) dhe tani është pjesë e përkushtimit të tempujve modernë.