Filemon(it), Letër Drejtuar
Një libër në Dhjatën e Re, marrë nga një letër e shkruar nga Pali. Letra e Palit drejtuar Filemonit është një letër personale rreth Onesimit, një skllavi që e kishte vjedhur padronin e tij, Filemonin, dhe u largua për në Romë. Pali e ktheu atë te padroni i tij në Kolose, të shoqëruar nga Tikiku, mbajtësi i letrës së Palit drejtuar kolosianëve. Pali kërkoi që Onesimi të falej dhe të ripranohej si një njeri i krishterë. Pali e shkroi letrën e tij ndërsa ishte në burg në Romë herën e parë.