Një grup njerëzish në Librin e Mormonit, shumë prej të cilëve ishin pasardhës të profetit Nefi, bir i Lehit. Ata u ndanë prej lamanitëve dhe përgjithësisht ishin më të drejtë se lamanitët. Megjithatë, ata së fundi u shkatërruan prej lamanitëve për shkak të ligësisë.
Nefitët u ndanë prej lamanitëve, 2 Ne. 5:5–17 .
Të gjithë ata që nuk ishin lamanitë ishin nefitë, Jakobi 1:13 .
Nefitët u frymëzuan nga një kauzë më e mirë, Alma 43:6–9, 45 .
Nefitët s’kishin qenë kurrë më të lumtur sesa në kohën e Moronit, Alma 50:23 .
Nefitët u shpëtuan për shkak të lutjeve të të drejtëve, Alma 62:40 .
Nefitët filluan të binin në mosbesim, Hel. 6:34–35 .
Jezusi i mësoi dhe shërbeu mes nefitëve, 3 Ne. 11:1–28:12 .
Të gjithë u kthyhen në besim te Zoti dhe i kishin të gjitha gjërat të përbashkëta, 4 Ne. 1:2–3 .
Nuk pati grindje, dashuria e Perëndisë jetonte në zemrat e tyre dhe ata ishin më të lumturit e njerëzve, 4 Ne. 1:15–16 .
Nefitët filluan të ishin krenarë dhe mendjemëdhenj, 4 Ne. 1:43 .
Gjaku dhe kërdia u përhapën nëpër tërë faqen e dheut, Morm. 2:8 .
Nefitët u shtuan në ligësi dhe Mormoni nuk pranoi t’i udhëheqë, Morm. 3:9–11 .
Të gjithë nefitët u vranë me përjashtim të njëzet e katër vetëve, Morm. 6:7–15 .
Çdo nefit që nuk do ta mohonte Krishtin, u vra, Moro. 1:2 .
Nefitët u shkatërruan për shkak të ligësisë dhe mëkateve të tyre, DeB 3:18 .
Ruhuni nga krenaria, që të mos bëheni si nefitët, DeB 38:39 .