Misteret e Perëndisë janë të vërteta shpirtërore të njohura vetëm nëpërmjet zbulesës. Perëndia ua zbulon misteret e tij atyre që janë të bindur ndaj ungjillit. Disa prej mistereve të Perëndisë janë ende për t’u zbuluar.
Juve ju është dhënë mundësia të njihni të fshehtat e mbretërisë së qiellit, Mt. 13:11 .
Edhe sikur të kuptoja të tëra misteret dhe të mos kisha dashuri hyjnore, nuk jam asgjë, 1 Kor. 13:2 .
Nefi kishte njohuri të madhe të mistereve të Perëndisë, 1 Ne. 1:1 .
Shumë njerëzve u jepet të dinë misteret e Perëndisë, Alma 12:9 .
Atij i jepet të dijë misteret e Perëndisë, Alma 26:22 .
Këto mistere nuk më janë bërë krejtësisht të ditura, Alma 37:11 .
Ka shumë mistere që askush nuk i di përveç Perëndisë vetë, Alma 40:3 .
Sa i madh është misteri i perëndishmërisë, DeB 19:10 .
Në qoftë se kërkon, do të marrësh zbulesë dhe do të njohësh misteret e mbretërisë, DeB 42:61, 65 (1 Kor. 2:7, 11–14 ).
Atij që i zbaton urdhërimet e mia, do t’i jepen misteret e mbretërisë, DeB 63:23 .
Atyre unë do t’ua zbuloj gjithë misteret, DeB 76:7 .
Priftëria më e lartë mban çelësat e mistereve, DeB 84:19 .
Në ardhjen e tij Zoti do të zbulojë gjëra të fshehura që askush s’i njihte, DeB 101:32–33 .
Priftëria Melkizedeke do të ketë privilegjin e marrjes së mistereve të mbretërisë, DeB 107:19 .