Një gjendje lumturie e madhe që vjen nga të jetuarit e drejtë. Qëllimi i jetës së vdekshme për të gjithë njerëzit është të kenë gëzim (2 Ne. 2:22–25 ). Një gëzim i plotë do të vijë vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit (Gjo. 15:11 ; DeB 93:33–34 ; 101:36 ).
Unë ju sjell lajme të mira të gëzimit të madh, Llu. 2:10 .
Gëzimin tuaj askush nuk do t’ua heqë, Gjo. 16:22 .
Fruti i Shpirtit është dashuri, gëzim, paqe, Gal. 5:22 .
Fruti i saj ma mbushi shpirtin tim me një gëzim jashtëzakonisht të madh, 1 Ne. 8:12 .
Njerëzit janë që ata të mund të kenë gëzim, 2 Ne. 2:25 .
Gëzimi i të drejtëve do të jetë i plotë përgjithnjë, 2 Ne. 9:18 .
Ata mund të banojnë me Perëndinë në një gjendje lumturie të pafund, Mosia 2:41 .
Unë do të heq dorë nga çdo gjë që kam, që të mund të marr këtë gëzim të madh, Alma 22:15 .
Ndoshta unë mund të jem një vegël në duart e Perëndisë, që të sjell disa shpirtra në pendim dhe ky është gëzimi im, Alma 29:9 .
Çfarë gëzimi dhe çfarë drite të mrekullueshme pashë, Alma 36:20 .
Shpirti im do ta mbushë shpirtin tënd me gëzim, DeB 11:13 .
Sa i madh do të jetë gëzimi juaj me të në mbretërinë e Atit tim, DeB 18:15–16 .
Në këtë botë gëzimi juaj nuk është i plotë, por në mua gëzimi juaj është i plotë, DeB 101:36 .