Ruben
Në Dhjatën e Vjetër, djali më i madh i Jakobit dhe Leas (Zan. 29:32; 37:21–22, 29; 42:22, 37). Megjithëse Rubeni ishte i parëlinduri, ai e humbi të drejtën e parëbirnisë për shkak të mëkatit (Zan. 35:22; 49:3–4).
Fisi i Rubenit
Bekimi i Jakobit për Rubenin gjendet në Zanafilla 49:3 dhe Ligji i Përtërirë 33:6. Popullsia e fisit dalëngadalë u zvogëlua dhe megjithëse fisi vazhdoi të ekzistojë, ai u bë politikisht më pak i rëndësishëm. E drejta e trashëgimisë e Rubenit i kaloi Jozefit dhe bijve të tij, pasi Jozefi ishte biri i parëlindur i gruas së dytë të Jakobit, Rakelës (1 Kro. 5:1–2).