Fletë Tunxhi
Një anal i judenjve nga fillimi deri në 600 para K., që përmban shumë shkrime të profetëve (1 Ne. 5:10–16). Ky anal u mbajt nga Labani, njëri prej pleqve judenj në Jeruzalem. Ndërsa Lehi dhe familja e tij ishin në shkretëtirë, Lehi i ktheu bijtë e tij në Jeruzalem për ta marrë këtë anal (1 Ne. 3–4). (Për informacion të mëtejshëm, shih “Një Shpjegim i Shkurtër rreth Librit të Mormonit”, që është në Librin e Mormonit.)