Filipianë(ve), Letër Drejtuar
Një letër që Pali ua shkroi shenjtorëve në Filipi, ndërkohë që ishte në burg në Romë herën e parë. Tani ai është libri i Filipianëve në Dhjatën e Re.
Kapitulli 1 përmban përshëndetjen e Palit dhe udhëzimin e tij për bashkim, përulësi dhe këmbëngulje. Kapitulli 2 thekson se gjithçka do t’i përkulet Krishtit dhe se çdo njeri duhet të punojë për shpëtimin e tij. Në kapitullin 3 Pali shpjegoi që ai ka sakrifikuar gjithçka për Krishtin. Në kapitullin 4, Pali falënderoi shenjtorët filipianë për ndihmën e tyre.