Ndihma për Studimin
Njeri i Natyrshëm


Njeri i Natyrshëm

Një person i cili zgjedh të ndikohet prej pasioneve, dëshirave, orekseve dhe ndjesive të mishit më shumë sesa prej pëshpëritjeve të Shpirtit të Shenjtë. Një njeri i tillë mund të kuptojë gjëra trupore, por jo gjëra shpirtërore. Të gjithë njerëzit janë mishtorë, ose të vdekshëm, për shkak të rënies së Adamit dhe të Evës. Çdo njeri duhet të lindet përsëri nëpërmjet shlyerjes së Jezu Krishtit për të mbaruar së qeni një njeri i natyrshëm.