Asa
Në Dhjatën e Vjetër, mbreti i tretë i judenjve. Shkrimet e shenjta shënojnë që “zemra e tij ishte e përsosur me Zotin gjatë gjithë ditëve të tij” (1 Mbr. 15:14). Gjatë mbretërimit të tij, ai e ngriti ushtrinë në një gjendje të efektshme, hodhi tej zgjedhën etiopiane, hoqi idhujt e rremë dhe e ftoi popullin të bënte besëlidhje për të kërkuar Jehovain (1 Mbr. 15–16; 2 Kro. 14–16). Megjithatë, kur u sëmur nga këmbët, ai nuk e kërkoi ndihmën e Zotit dhe vdiq (1 Mbr. 15:23–24; 2 Kro. 16:12–13).