Korintas(ve), Letër Drejtuar
Dy libra në Dhjatën e Re. Ata ishin fillimisht letra që Pali ua shkroi shenjtorëve në Korint për të korrigjuar çrregullimin mes tyre. Korintasit jetonin në një shoqëri të keqe moralisht.
Letra e parë drejtuar korintasve
Kapitulli 1 përmban përshëndetjet e Palit dhe një mesazh falënderimi. Kapitujt 2–6 janë korrigjimet e Palit për gabimet e shenjtorëve korintans. Kapitujt 7–12 përmbajnë përgjigjet e Palit ndaj disa pyetjeve. Kapitujt 13–15 kanë të bëjnë me dashurinë hyjnore, dhuratat shpirtërore dhe ringjalljen. Kapitulli 16 përmban këshillën e Palit për të qëndruar të fortë në besim.
Letra e dytë drejtuar korintasve
Kapitulli 1 përmban përshëndetjet e Palit dhe një mesazh falënderimi. Kapitulli 2 përmban këshillë personale për Titin. Kapitujt 3–7 bëjnë fjalë për fuqinë e ungjillit në jetën e shenjtorëve dhe të udhëheqësve të tyre. Kapitujt 8–9 i këshillojnë shenjtorët t’u japin plot gëzim të varfërve. Kapitujt 10–12 janë një pohim i pozitës së vetë Palit si apostull. Kapitulli 13 është një këshillim për të qenë të përsosur.