Jeta para jetës tokësore. Të gjithë burrat dhe gratë jetuan me Perëndinë si fëmijët e tij shpirtërorë para ardhjes në tokë si qenie të vdekshme. Nganjëherë kjo quhet gjendja e parë (Abr. 3:26 ).
Kur Perëndia hodhi themelet e tokës, tërë bijtë e Perëndisë lëshuan britma gëzimi, Job. 38:4–7 .
Shpirti do t’i rikthehet Perëndisë që e dha, Pre. 12:7 .
Para se unë të të formoja në bark, të njihja, Jer. 1:4–5 .
Jemi të gjithë pasardhës të tij, Vep. 17:28 .
Perëndia na zgjodhi përpara themelimit të botës, Ef. 1:3–4 .
Ne duhet t’i nënshtrohemi Atit të shpirtrave, Heb. 12:9 .
Engjëjt që nuk e ruajtën gjendjen e tyre të parë, ai i ruajti me pranga të përjetshme, Jud. 1:6 (Abr. 3:26 ).
Djalli dhe engjëjt e tij u hodhën, Zbu. 12:9 .
Krishti pa hapësirën e gjerë të përjetësisë dhe gjithë ushtritë e qiellit, përpara se bota u krijua, DeB 38:1 .
Njeriu ishte gjithashtu në fillim me Perëndinë, DeB 93:29 (Hel. 14:17 ; DeB 49:17 ).
Shpirtra fisnikë u zgjodhën nga fillimi të ishin sundimtarë në Kishë, DeB 138:53–55 .
Shumë morën mësimet e para në botën e shpirtrave, DeB 138:56 .
Gjithë gjërat u krijuan shpirtërisht përpara se të ishin në tokë, Mois. 3:5 .
Unë i bëra botën dhe njerëzit përpara se të ishin në mish, Mois. 6:51 .
Abrahami pa inteligjencat që u organizuan përpara se bota të ishte, Abr. 3:21–24 .