Në shkrimet e shenjta, fjala paqe mund të kuptojë si liri prej konfliktit dhe rrëmujës, ashtu edhe qetësi dhe ngushëllim të brendshëm, të lindur nga Shpirti, që Perëndia ua jep shenjtorëve të tij besnikë.
Liri nga konflikti dhe rrëmuja Paqe nga Zoti për të bindurin Kishte një ushtri qiellore që lavdëronte Perëndinë duke thënë: Lavdi Perëndisë në vendet më të larta dhe paqe mbi tokë, Llu. 2:13–14 .
Unë po ju lë paqen, Gjo. 14:27 .
Paqja e Perëndisë ia kalon çdo zgjuarsie, Fil. 4:7 .
Populli i mbretit Beniamin mori paqe të ndërgjegjes, Mosia 4:3 .
Sa të bukura janë mbi male këmbët e atyre që shpallin paqe, Mosia 15:14–18 (Isa. 52:7 ).
Alma i thirri Zotit dhe gjeti paqe, Alma 38:8 .
Shpirtrat e të drejtëve pranohen në një gjendje paqeje, Alma 40:12 .
A nuk i fola paqe mendjes tënde lidhur me çështjen? DeB 6:23 .
Ec në butësinë e Shpirtit tim dhe ti do të kesh paqe në mua, DeB 19:23 .
Ai që bën veprat e drejtësisë duhet të marrë paqe, DeB 59:23 .
Vishuni me lidhjen e dashurisë hyjnore, që është lidhja e përsosmërisë dhe paqes, DeB 88:125 .
Biri im, paqe i qoftë shpirtit tënd, DeB 121:7 .