Përkushtim dhe dashuri e thellë. Dashuria për Perëndinë përfshin përkushtim, adhurim, nderim, butësi, mëshirë, falje, dhembshuri, hir, shërbesë, mirënjohje, mirësi. Shembulli më i madh i dashurisë së Perëndisë për fëmijët e tij gjendet në shlyerjen e pafundme të Jezu Krishtit.
Do ta duash të afërmin tënd si veten tënde, Lev. 19:18 (Mt. 5:43–44 ; 22:37–40 ; Rom. 13:9 ; Gal. 5:14 ; Jak. 2:8 ; Mosia 23:15 ; DeB 59:6 ).
Ti do ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë shpirt, LiP. 6:5 (Moro. 10:32 ; DeB 59:5 ).
Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur nëse e doni Zotin, Perëndinë tuaj, LiP. 13:3 .
Atë që Zoti e do, e qorton, Fja. 3:12 .
Miku të do në çdo kohë, Fja. 17:17 .
Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, Gjo. 3:16 (DeB 138:3 ).
Ta doni njëri-tjetrin, sikurse unë ju kam dashur, Gjo. 13:34 (Gjo. 15:12, 17 ; Mois. 7:33 ).
Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia, Gjo. 14:15 (DeB 42:29 ).
Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo, të japë jetën e vet për miqtë e tij, Gjo. 15:13 .
Pjetër, a më do ti mua më shumë se këta? Kulloti delet e mia, Gjo. 21:15–17 .
Asgjë nuk do të na ndajë nga dashuria e Perëndisë në Krishtin, Rom. 8:35–39 .
Syri nuk i ka parë gjërat që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë, 1 Kor. 2:9 .
Me dashuri t’i shërbeni njëri-tjetrit, Gal. 5:13 .
Burra, t’i doni gratë tuaja, Ef. 5:25 (Kol. 3:19 ).
Mos e doni botën, 1 Gjo. 2:15 .
Perëndia është dashuri, 1 Gjo. 4:8 .
Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari, 1 Gjo. 4:19 .
Krishti vuan për shkak të shpirtmërisë së tij kundrejt njerëzve, 1 Ne. 19:9 .
Shkoni përpara me një dashuri për Perëndinë dhe për gjithë njerëzit, 2 Ne. 31:20 .
Ju do t’u mësoni fëmijëve tuaj të duan dhe t’i shërbejnë njëri-tjetrit, Mosia 4:15 .
Në qoftë se keni ndier të këndoni këngën e dashurisë shëlbuese, a ndiheni kështu tani? Alma 5:26 .
Të udhëhiqeni nga Shpirti i Shenjtë, të bëheni të durueshëm, plot dashuri, Alma 13:28 .
Të frenosh të gjitha pasionet e tua, që të mund të mbushesh me dashuri, Alma 38:12 .
Nuk pati grindje për shkak të dashurisë së Perëndisë që jetonte në zemrat e njerëzve, 4 Ne. 1:15 .
Çdo gjë që fton për të dashur Perëndinë, është frymëzuar nga Perëndia, Moro. 7:13–16 .
Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit, Moro. 7:47 .
Dashuria e përkryer e zhduk frikën, Moro. 8:16 (1 Gjo. 4:18 ).
Dashuria i cilëson njerëzit për veprën e Perëndisë, DeB 4:5 (DeB 12:8 ).
Shenjtërimi u vjen të gjithë atyre që e duan dhe i shërbejnë Perëndisë, DeB 20:31 .
Nëse më do, më shërbe dhe zbato urdhërimet e mia, DeB 42:29 (Gjo. 14:15 ).
Trego një rritje të dashurisë ndaj atij që keni korrigjuar ose qortuar, DeB 121:43 .