Ndihma për Studimin
Juda2


Juda2

Në Dhjatën e Vjetër, biri i katërt i Jakobit dhe i Leas (Zan. 29:35; 37:26–27; 43:3, 8; 44:16; 49:8). Jakobi e bekoi Judën që të ishte një udhëheqës natyror mes bijve të Jakobit dhe që Shilohu (Jezu Krishti) të ishte pasardhës i tij (Zan. 49:10).

Fisi i Judës

Fisi i Judës mori udhëheqjen pas vendosjes së tyre në Kanaan. Kundërshtari i tij kryesor ishte fisi i Efraimit. Moisiu e bekoi fisin e Judës (LiP. 33:7). Pas mbretërimit të Salomonit, fisi i Judës u bë mbretëria e Judës.

Mbretëria e Judës

Në mbretërimin e Rehoboamit, zotërimet e Salomonit u copëtuan në dy mbretëri të veçanta, kryesisht për shkak të xhelozisë ndërmjet fiseve të Efraimit dhe të Judës. Mbretëria jugore, ose mbretëria e Judës, përfshinte fisin e Judës dhe pjesën më të madhe të Beniaminit. Jeruzalemi ishte kryeqyteti i saj. Në tërësi ajo i mbeti më besnike adhurimit të Jehovait, sesa mbretëria veriore. Juda ishte më pak e zbuluar ndaj sulmit nga veriu e lindja dhe pushteti epror mbeti në duart e familjes së Davidit deri në pushtimin nga Babilonia. Mbretëria e Judës ia doli mbanë të ekzistonte për 135 vjet pas rënies së mbretërisë më të populluar dhe më të fuqishme të Izraelit.

Druri i Judës

Ky i referohet Biblës si një anal i shtëpisë së Judës (Eze. 37:15–19). Në ditët e fundit, kur degët e ndryshme të shtëpisë së Izraelit të mblidhen, analet e tyre të shenjta gjithashtu do të mblidhen së bashku. Këto anale të shkrimeve të shenjta plotësojnë njëri-tjetrin dhe formojnë një dëshmi të përbashkët se Jezusi është Krishti, Perëndia i Izraelit dhe Perëndia i të gjithë tokës (2 Ne. 3; 29; PJS, Zan. 50:24–36).