Ndihma për Studimin
Gjarpër, i Bronxtë


Gjarpër, i Bronxtë

Një gjarpër prej bronxi i bërë nga Moisiu sipas urdhërit të Perëndisë për të shëruar izraelitët që ishin kafshuar nga gjarpërinj flakërues (gjarpërinj helmues) në shkretëtirë (Num. 21:8–9). Ky gjarpër prej bronxi iu ngjit një shtylle dhe ‘u ngrit që kushdo që do të shikonte në të, të mund të jetonte’ (Alma 33:19–22). Zoti iu referua ngritjes së gjarprit në shkretëtirë si një simbol i ngritjes së tij në kryq (Gjo. 3:14–15). Zbulesa e ditëve të mëvonshme pohon rrëfimin e gjarpërinjve flakërues dhe sesi njerëzit u shëruan (1 Ne. 17:41; 2 Ne. 25:20; Hel. 8:14–15).