Dikush që shpëton. Jezu Krishti, nëpërmjet shlyerjes së tij, dha shëlbim dhe shpëtim për gjithë njerëzimin. “Shpëtimtar” është një emër dhe një titull i Jezu Krishtit.
Vëria emrin Jezus, sepse ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre, Mt. 1:21 .
Sot lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti, Llu. 2:11 .
Perëndia e deshi aq botën sa Biri i tij i Vetëmlindur erdhi për të shpëtuar njerëzit, Gjo. 3:16–17 .
Nuk ka asnjë emër tjetër përveç emrit të Krishtit, me anë të të cilit njeriu mund të shpëtohet, Vep. 4:10–12 (2 Ne. 25:20 ; Mosia 3:17 ; 5:8 ; DeB 18:23 ; Mois. 6:52 ).
Nga qielli presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht, Fil. 3:20 .
Ati e dërgoi Birin për të qenë Shpëtimtari i botës, 1 Gjo. 4:14 .
Zoti nxori një Mesia, një Shpëtimtar të botës, 1 Ne. 10:4 .
Qengji i Perëndisë është Shpëtimtari i botës, 1 Ne. 13:40 .
Njohuria e një Shpëtimtari do të përhapet mes çdo kombi, fisi, gjuhe dhe populli, Mosia 3:20 .
Krishti duhej të vdiste që shpëtimi të mund të vijë, Hel. 14:15–16 .
Shfajësimi dhe shenjtërimi përmes Shpëtimtarit janë të drejtë dhe të vërtetë, DeB 20:30–31 .
Unë jam Jezu Krishti, Shpëtimtari i botës, DeB 43:34 .
I Vetëmlinduri im është Shpëtimtari, Mois. 1:6 .
Të gjithë ata që besojnë në Birin dhe pendohen për mëkatet e tyre, do të shpëtohen, Mois. 5:15 .