Dashuria e pastër e Krishtit (Moro. 7:47 ), dashuria që Krishti ka për fëmijët e njerëzve dhe që fëmijët e njerëzve duhet të kenë për njëri-tjetrin (2 Ne. 26:30 ; 33:7–9 ; Eth. 12:33–34 ); lloji më i lartë, më fisnik, më i fuqishëm i dashurisë, jo thjesht pëlqim.
Njohuria krekos, kurse dashuria hyjnore ndërton, 1 Kor. 8:1 .
Dashuria hyjnore, një dashuri e pastër, kapërcen dhe kalon pothuajse gjithçka tjetër, 1 Kor. 13 .
Qëllimi i urdhërimit është dashuria hyjnore prej një zemre të pastër, 1 Tim. 1:5 .
I shtoni dashurisë vëllazërore dashurinë hyjnore, 2 Pj. 1:7 .
Zoti ka urdhëruar që të gjithë njerëzit duhet të kenë dashuri hyjnore, 2 Ne. 26:30 (Moro. 7:44–47 ).
Shikoni të keni besim, shpresë dhe dashuri hyjnore, Alma 7:24 .
Dashuria që Zoti ka për njerëzit është dashuri hyjnore, Eth. 12:33–34 .
Pa dashurinë hyjnore njerëzit nuk mund të trashëgojnë vendin e përgatitur në pallatet e Atit, Eth. 12:34 (Moro. 10:20–21 ).
Moroni i shkroi fjalët e Mormonit me besim, shpresë dhe dashuri hyjnore, Moro. 7 .
Dashuria hyjnore i cilëson njerëzit për punën e Zotit, DeB 4:5–6 (DeB 12:8 ).
Vishuni me lidhjen e dashurisë hyjnore, DeB 88:125 .
Brendësia jote duhet të jetë plot dashuri hyjnore, DeB 121:45 .