Ndihma për Studimin
Simeon


Simeon

Në Dhjatën e Vjetër, biri i dytë i Jakobit dhe gruas së tij, Leas (Zan. 29:33; 35:23; Eks. 1:2). Ai u bashkua me Levin në masakrimin e sikemitëve (Zan. 34:25–31). Profecia e Jakobit lidhur me Simeonin gjendet në Zanafilla 49:5–7.

Fisi i Simeonit

Pasardhësit e Simeonit shpesh banuan me fisin e Judës dhe brenda kufijve të mbretërisë së Judës (Joz. 19:1–9; 1 Kro. 4:24–33). Fisi i Simeonit u bashkua me Judën në betejë kundër kanaanitëve (Gjy. 1:3, 17). Më vonë ata gjithashtu u bashkuan me ushtritë e Davidit (1 Kro. 12:25).