Ordinanca
Rite dhe ceremoni të shenjta. Ordinancat përbëhen nga veprime që kanë kuptime shpirtërore. Ordinancat gjithashtu mund të shprehin ligje dhe statute të Perëndisë.
Ordinancat në Kishë përfshijnë administrimin e të sëmurëve (Jak. 5:14–15), bekimin e sakramentit (DeB 20:77, 79), pagëzimin me anë të zhytjes (Mt. 3:16; DeB 20:72–74), bekimin e fëmijëve (DeB 20:70), dhënien e Frymës së Shenjtë (DeB 20:68; 33:15), dhënien e priftërisë (DeB 84:6–16; 107:41–52), ordinancat e tempullit (DeB 124:39) dhe martesën në besëlidhjen e re dhe të përjetshme (DeB 132:19–20).
Ordinancë mëkëmbëse
Një ordinancë fetare e kryer nga një person i gjallë në emër të një të vdekuri. Këto ordinanca kanë vlerë vetëm atëherë kur ata për të cilët u kryen ordinancat i pranojnë ato, zbatojnë besëlidhjet që lidhen me to dhe vulosen prej Shpirtit të Shenjtë të Premtimit. Ordinanca të tilla kryhen sot brenda tempujve.