Një titull respekti dhe nderimi të thellë për Perëndinë, Atin, dhe Shpëtimtarin Jezu Krisht. Titulli u drejtohet pozitave të tyre si zotër të epërm, të dashur mbi krijesat e tyre.
Asgjë nuk është shumë e vështirë për Zotin, Zan. 18:14 .
Zoti fliste me Moisiun ballë për ballë, Eks. 33:11 .
Ti do ta duash Zotin, Perëndinë tënd, LiP. 6:5 (Mt. 22:37 ; Mr. 12:30 ).
Sa për mua dhe shtëpinë time, do t’i shërbejmë Zotit, Joz. 24:15 .
Zoti është bariu im, Psa. 23:1 .
Zoti është i fortë dhe i fuqishëm, i fuqishëm në betejë, Psa. 24:8 .
Zoti Jehova është forca ime, Isa. 12:2 (2 Ne. 22:2 ).
Unë Zoti jam Shpëtimtari yt dhe Shëlbuesi yt, Isa. 60:16 .
Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar, 1 Ne. 3:7 .
Zoti do të gjykojë të varfrin me drejtësi, 2 Ne. 30:9 .
Zoti Perëndi, Perëndia i Abrahamit, i çliroi izraelitët nga robëria, Alma 29:11 .
Asgjë nuk mund ta shpëtojë popullin, veçse pendimi dhe besimi në Zotin, Hel. 13:6 (Mosia 3:12 ).
Abrahami foli me Zotin ballë për ballë, Abr. 3:11 .
Ne besojmë se parimi i parë i ungjillit është besim në Zotin Jezu Krisht, NeB 1:4 .