Ndihma për Studimin
Harris, Martin


Harris, Martin

Një nga Tre Dëshmitarët për origjinën hyjnore dhe vërtetësinë e Librit të Mormonit. Ai ndihmoi financiarisht Joseph Smith-in dhe Kishën. Zoti i kërkoi Martin Harris-it ta shiste pasurinë e tij dhe t’i jepte fondet e tij për të paguar për botimin e Librit të Mormonit (DeB 19:26–27, 34–35); të ishte një shembull për Kishën (DeB 58:35); dhe të ndihmonte të paguheshin shpenzimet e shërbesës (DeB 104:26).

Martin Harris-i u shkishërua nga Kisha, por më vonë u rikthye në anëtarësi të plotë. Deri në fund të jetës së tij, ai dha dëshmi se pa engjëllin Moroni dhe fletët e arta prej të cilave Joseph Smith-i përktheu Librin e Mormonit.