Mëkat i PafalshëmShih gjithashtu Bij të Humbjes; Blasfemoj, blasfemi; Frymë e Shenjtë; VrasjeMëkati i mohimit të Frymës së Shenjtë, mëkat që nuk mund të falet.Blasfemia kundër Frymës së Shenjtë nuk do t’u falet njerëzve, Mt. 12:31–32 (Mr. 3:29; Llu. 12:10).Është e pamundur për ata që u bënë pjestarë të Frymës së Shenjtë të sillen përsëri në pendim, Heb. 6:4–6.Në qoftë se ne mëkatojmë, me dashje, mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet, Heb. 10:26.Në qoftë se ti mohon Frymën e Shenjtë dhe e di se po e mohon, ky është një mëkat i pafalshëm, Alma 39:5–6 (Jakobi 7:19).Ata nuk kanë falje, ngaqë kanë mohuar Birin e Vetëmlindur, pasi e kryqëzuan atë vetë, DeB 76:30–35.Blasfemia kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet, që është derdhja e gjakut të pafajshëm pasi të keni marrë besëlidhjen e re dhe të përjetshme, DeB 132:26–27.