Fjalë e Urtë
Një thënie ose një këshillë e shkurtër morale.
Libri i Fjalëve të Urta
Një libër i Dhjatës së Vjetër që përmban shumë shëmbëlltyra, thënie dhe poema, disa prej të cilave u shkruan nga Salomoni. Libri i Fjalëve të Urta citohet shpesh në Dhjatën e Re.
Kapitujt 1–9 përmbajnë shpjegimin e urtësisë së vërtetë. Kapitujt 10–24 përmbajnë një përmbledhje të thënieve rreth mënyrave të drejta dhe të gabuara të jetesës. Kapitujt 25–29 përmbajnë fjalët e urta të Salomonit që u shënuan nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës. Kapitujt 30–31 përfshijnë një përshkrim të një gruaje të virtytshme.